Libri i hadithit icon

Libri i hadithit

★★★★★
★★★★★
(4.38/5)

1.0.4Free4 years ago

Download Libri i hadithit APK latest version Free for Android

Version 1.0.4
Update
Size 16.82 MB (17,641,031 bytes)
Developer KLITON LILA
Category Apps, Books & Reference
Package Name com.wLibriihadithit_9306396
OS 4.1 and up

Libri i hadithit APPLICATION description

Libri i hadithit
nga Grup autorësh
Libri i hadithit
nga Grup autorësh

Thuaj “bismilah” dhe ha me të djathtën

Nga Omer ibn Ebi Seleme - radijallahu anhu - përcillet të ketë thënë: “Njëherë sa isha i vogël, nën përkujdesjen e të Dërguarit të Allahut - sal-lallahu alejhi ve sel-lem - , dora ime endej në enë (gjatë ngrënies), ndaj i Dërguari i Allahut - sal-lallahu alejhi ve sel-lem - më tha: "O vogëlush, përmende Allahun (thuaj bismilah), ha me të djathtën dhe ha para vetes!" Pas kësaj, vazhdimisht kam vepruar kështu gjatë ngrënies.”

Këtë hadith e shënojnë Buhariu dhe Muslimi. Ky është citati i Buhariut.
Domethënia e Hadithit

Pejgamberi - sal-lallahu alejhi ve sel-lem - u martua me Ummu Selemen pasi i vdiq asaj burri, Ebu Seleme. Omeri, i biri i Ebu Selemes jetonte me nënën e vet në shtëpinë e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të. Një ditë prej ditësh, djaloshi u ul për të ngrënë ushqim me Pejgamberin - sal-lallahu alejhi ve sel-lem - kurse dora e tij nuk qëndronte në një vend të ushqimit, kështu që Pejgamberi - sal-lallahu alejhi ve sel-lem - ia mësoi atij disa rregulla të ushqimit, e ato janë:
1. Që në fillim të të ngrënit të thotë: Bismilah.

Libri i hadithit
2. Të hajë me dorën e djathtë.
3. Të hajë nga ajo që e ka afër vetes, e të mos e zgjasë dorën
në ushqimin që është afër tjerëve.
Omeri vepronte sipas urdhrit të Pejgamberit - sal-lallahu
alejhi ve sel-lem - dhe kjo gjë u bë zakon në mënyrën e tij të të
ushqyerit.

Dobitë e hadithit
1. Besmeleja (thënia bismil-lah) në fillim të të ngrënit.
2. Ngrënia me dorën e djathtë.
3. Të hajë njeriu nga ushqimi që e ka para vetes e të mos e
zgjasë dorën në ushqimin që është përpara tjerëve.
4. Në qoftë se ka lloje të ndryshme të ushqimit, atëherë i
lejohet të hajë nga ushqimi që nuk e ka afër.

Mos merr frymë në enë
Nga Abdullah ibn Abbasi - radijallahu anhuma - përcillet se i Dërguari i Allahut - sal-lallahu alejhi ve sel-lem - ka ndaluar të merret frymë në enë a të fryhet në të.
Këtë hadith e shënojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili e vlerëson si hasen-sahih.

Domethënia e hadithit
Pejgamberi - sal-lallahu alejhi ve sel-lem - ua mësoi muslimanëve rregullat e mirësjelljes, prej tyre edhe mënyrën e duhur për pirje. Kështu që, ai ndaloi të fryhet në enë dhe të merret frymë në të, për shkak se nga pirësi mund të dalë diç, e cila ndikon që ai i cili pi pas tij të neveritet nga ajo pije dhe nga ajo enë, dhe për shkak se fryrja dhe frymëmarrja në pije mund ta dëmtojnë shëndetin.

Dobitë e hadithit
1- Ndalimi nga fryrja dhe frymëmarrja në pije.
2- Kush dëshiron të marrë frymë duke pirë le ta largojë enën nga goja.
3- Largimi nga çdo gjë që e dëmton shëndetin.

Privacy
https://kurani-shqip.flycricket.io/privacy.html
Mail [email protected]
Facebook https://www.facebook.com/kliton.lila
↓ Read more
Libri i hadithit screen 1 Libri i hadithit screen 2 Libri i hadithit screen 3 Libri i hadithit screen 4 Libri i hadithit screen 5 Libri i hadithit screen 6 Libri i hadithit screen 7 Libri i hadithit screen 8 Libri i hadithit screen 9 Libri i hadithit screen 10 Libri i hadithit screen 11 Libri i hadithit screen 12 Libri i hadithit screen 13 Libri i hadithit screen 14 Libri i hadithit screen 15 Libri i hadithit screen 16