Abetarja kuranore icon

Abetarja kuranore

★★★★★
★★★★★
(0.00/5)

1.0Free4 years ago

Download Abetarja kuranore APK latest version Free for Android

Version 1.0
Update
Size 17.23 MB (18,062,836 bytes)
Developer KLITON LILA
Category Apps, Books & Reference
Package Name com.wAbetarjakuranore_9318760
OS 4.1 and up

Abetarja kuranore APPLICATION description

Abetarja kuranore
Mënyrë e lehtë
për të mësuar leximin e Kuranit fisnik
Abetarja
kuranore

Mënyrë e lehtë dhe e shpejtë
për të mësuar leximin e Kuranit fisnik
Shembulli

Titulli
Abetarja kuranore
Autorë
Osman Abazi
Jusuf Kastrati
Redaktor gjuhësor
Jeton Koqinaj
Përgatitja kompjuterike
Jusuf Kastrati
Ballina
Elite IT Group - www.elite.al
Boton
Shembulli

Vlera e leximit të Kuranit fisnik
Kurani fisnik është fjala e Allahut të Lartësuar. Leximi i tij është gjëja më e mirë që e shqipton gjuha.
Allahu i Lartmadhërishëm thotë:
ﴠ ولَئِكَ يُؤْمِنُونَ بِه ُ
ا ه لَِّينَ آتَيْنَاهُمُ الْكِتَابَ يَتْلُونَهُ حَ ه ق تِلََوَتِهِ أ ﴾
"Ata të cilëve ua kemi dhënë Librin dhe e lexojnë ashtu siç është shpallur, ata besojnë vërtet në të." (Kurani, 2:121)
Në vijim po i paraqesim disa thënie të të Dërguarit Muhamed *صلى الله عليه وسلم
lidhur me Kuranin:
“Më i miri prej jush është ai që e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve.” [Buhariu]
"Ai që e lexon Kuranin, duke qenë i përpiktë në leximin e tij, është nën përcjelljen e melekëve shkrues, fisnikë dhe bamirës, ndërsa ai që e lexon atë duke pasur vështirësi gjatë leximit, i ka dy shpërblime." [Buhariu dhe Muslimi]
“Me të vërtetë, Allahu i Madhërishëm i lartëson me këtë Libër disa njerëz dhe i poshtëron disa të tjerë.” [Muslimi]
“Lexojeni Kuranin, sepse ai do të vijë ndërmjetësues për lexuesit e tij në Ditën e Kiametit.” [Muslimi]
“Ai që e lexon një shkronjë nga Libri i Allahut të Madhëruar, ka një shpërblim i cili shtohet dhjetëfish. Nuk them se elifi, lami dhe mimi janë një shkronjë, por elifi është një shkronjë, lami një shkronjë dhe mimi shkronjë më vete.” [Tirmidhiu]
*Sal-lallahu alejhi ue sel-lem (shqip: paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të).

“Lexuesit të Kuranit i thuhet: Lexo dhe ngrihu lart (në Xhenet), lexo ashtu si e lexoje në dynja, sepse ti do të ngrihesh vazhdimisht duke e lexuar atë deri në ajetin e fundit që do ta lexosh.” [Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu]
“Vërtet, ai i cili në brendinë e tij nuk ka asgjë nga Kurani është si gërmadha!” [Tirmidhiu]
“Të dy prindërve të atij që e lexon Kuranin dhe punon në përputhje me atë që përmban ai, Allahu do t’ua vërë një kurorë në Ditën e Kiametit, drita e së cilës do të jetë më e mirë se drita e diellit në këtë botë. E ç’mendoni, vallë, për atë që punon sipas tij?!” [Ebu Davudi]
Këto ajete, hadithe e shumë të tjera të ngjashme me to tregojnë vlerën e mësimit, leximit dhe zbatimit të Kuranit fisnik.

Autorët

HYRJE
❖ Alfabeti i gjuhës arabe përbëhet nga njëzet e tetë shkronja dhe secila shkronjë e ka emrin e vet.
❖ Të gjitha shkronjat e alfabetit arab janë bashkëtingëllore. Në arabisht ekzistojnë edhe tri zanore të shkurtra ose vokale, mirëpo ato nuk janë pjesë e alfabetit.
❖ Nëntë tinguj të gjuhës arabe nuk ekzistojnë në gjuhën shqipe dhe për këtë arsye këta tinguj i quajmë “shkronja të rënda”.
❖ Drejtshqiptimin e këtyre tingujve medoemos duhet ta mësojmë te ndokush që e njeh mirë shqiptimin e shkronjave arabe.
❖ Leximi në gjuhën arabe, ndryshe nga shqipja, fillon nga ana e djathtë.
❖ Germat e gjuhës arabe nuk ndahen në germa të mëdha dhe të vogla, por gjithnjë shkruhen njëjtë.
❖ Të gjitha shkronjat e Kuranit lidhen me njëra-tjetrën, nga të dyja anët, përveç gjashtë syresh, të cilat lidhen vetëm nga ana e djathtë.
❖ Mbajeni në mend gjithnjë se, Allahu i Lartësuar na shpërblen me nga dhjetë shpërblime për çdo shkronjë të Kuranit që e lexojmë.


Privacy
https://kurani-shqip.flycricket.io/privacy.html
Mail [email protected]
Youtube https://www.youtube.com/watch?v=Q8REVBO7jmU
Facebook https://www.facebook.com/kliton.lila
↓ Read more
Abetarja kuranore screen 1 Abetarja kuranore screen 2 Abetarja kuranore screen 3 Abetarja kuranore screen 4 Abetarja kuranore screen 5 Abetarja kuranore screen 6 Abetarja kuranore screen 7 Abetarja kuranore screen 8 Abetarja kuranore screen 9 Abetarja kuranore screen 10 Abetarja kuranore screen 11 Abetarja kuranore screen 12 Abetarja kuranore screen 13 Abetarja kuranore screen 14 Abetarja kuranore screen 15 Abetarja kuranore screen 16